VV: Kritikat e Haradinajt ndaj Mogherinit kamuflazh për dështimet e tij Foto: Koha / arkiv

VV: Kritikat e Haradinajt ndaj Mogherinit kamuflazh për dështimet e tij

Fitim Gashi Fitim Gashi 12 dhjetor 2018 14:50

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka komentuar rreth deklaratave të kryeministrit se Mogherini e ka mbytur dialogun, raporton Koha Ditore.

“Mogherini ka devijuar nga roli i saj ndërmjetësues duke u bërë shpesh imponuese në këtë proces. Qasja e tillë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën ka qenë edhe më herët dhe për këtë kemi folur shumë herë. Por kritikat e kryeministrit janë tendencë për me i kamuflu dështimet e brendshme, duke përdor një frymë armiqësore ndaj BE-së”, ka thënë Bislimi, në konferencën e thirrur për sigurinë e punëtorëve në punë.

Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun, nga ai për normalizim e ka kthyer në atë për territore

Ai ka përsëritur qëndrimin e VV-s se nuk do t’i bashkohen Ekipit Negociator. Sipas Bislimit, dy bashkëkryesuesit e propozuar nuk kanë legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, ngase Fatmir Limaj i ka veç 5 për qind në Kuvend, ndërsa Shpend Ahmeti nuk është as deputet.

“Së pari duhet bërë një analizë dialogut të deritashëm, para se të shkohet në fazën tjetër”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme