Arbëri

Specialja fton për intervistim edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-ushtarin e UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut, Safet Syla.

Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Specialen, por jo edhe Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”. Ai ka thënë se nuk do të përgjigjet po do të refuzojë pasi që nuk e njeh Gjykatën Speciale, raporton televizioni publik i Kosovës.

Deri tash, ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë, Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit).

Ndërsa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi sot se Qeveria do t’i qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë dhe në çdo kohë do t’ju ofrojë ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike.