Arbëri

Sipas Gjuriqit, Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, që të pengojë autoritetet e Kosovës në formimin e Ushtrisë.

Ai në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan.


Lexoni edhe: 

Serbia u kërcënohet përkrahësve të formimit të Ushtrisë së Kosovës


Më 14 dhjetor (e premte) do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.