Arbëri

Vuçiqi thotë se sheiku i EBA-së ka kërkuar që zgjidhja për Kosovën të gjendet me amerikanët e rusët

Descriptive Text

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar gjatë ditës së djeshme princin trashëgimtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohammed bin Zayed bin Sultan Al-Nahyan, ndërsa ka thënë se temë e diskutimeve ka qenë edhe Kosova.

Sipas Vuçiqit, sheiku Al Nahjan ka kërkuar që të ruhet paqja në Ballkan.

“Ai e njeh mirë situatën në rajonin tonë, por për herë të parë ka thënë që t’u shmangemi çdo përleshjeje dhe të gjejmë zgjidhje për Kosovën me amerikanët dhe rusët, e pastaj edhe evropianët do ta pranojnë. Ai e kupton se sa e rëndësishme është kjo”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Serbia lut sheikun e Emirateve t’i ndihmojë rreth Kosovës