Arbëri

Zvarritjet në drejtësi - 80 për qind e rasteve të shënjestruara pa epilog

Ka më shumë se një vit që djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i akuzuari Ukë Rugova, nuk ka dalë para gjykatës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo pasi që më shumë se një vit gjykata nuk ka thirrur seancë për këtë rast.

Një nga rastet më të mëdha të korrupsionit, i njohur si rasti “Stenta” e që është i ndarë në tri pjesë, ka ngecur. Përveç gjykimit të ish-ministrit Ferid Agani dhe ish-sekretarit Gani Shabani, që është i ndarë në “Stenta 1”, dhjetëra mjekë e zyrtarë të spitaleve private fare pak kanë dalë para gjykatës. Përderisa në rastin “Stenta 2” kanë arritur të përfundohen dy seanca, në rastin “Stenta 3”, edhe dy vjet pas ngritjes së aktakuzës, janë ende në fazën fillestare të gjykimit.

Prolongime gjatë gjithë vitit ka pasur edhe gjykimi në rastin e ashtuquajtur “Toka” e që koka e këtij grupi cilësohet ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Prokuroria Speciale, në anën tjetër, nuk ka fituar ndonjë rast të profilit të lartë. Ende asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka aktgjykim dënues me burg efektiv më shumë se gjashtë muaj për vepra që lidhen me korrupsionin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)