Autoritetet zvicerane alarmohen për mashtruesit me bileta për Prishtinë

Autoritetet zvicerane alarmohen për mashtruesit me bileta për Prishtinë

11 December 2018 22:45

Në prag të festave të fundvitit janë kthyer sërish mesazhet nëpër telefona që vijnë me oferta të lira të fluturimeve për të mashtruar kosovarët të cilët udhëtojnë për Prishtinë.

Albinfo.ch ka raportuar disa herë për rastet e këtilla të mashtrimeve me bileta të aeroplanit.

Për këto raste është alarmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut, e cila ka dhënë një paralajmërim gjatë ditës lidhur me mashtrimin e pasagjerëve me bileta të rreme dhe fluturime fiktive.

“Po që se pranoni ndonjë ofertë të lirë të fluturimeve përmes mesazheve apo Viberit, me kërkesë që pagesa të bëhet në ndonjë sportel të postës dhe llogaria e pagesës të dërgohet me postë, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Kompanitë mashtruese përdorin uebfaqe serioze influencuese si dhe hotline shërbimi”, thotë policia në një komunikatë.

“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut./albinfo.ch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme