Qeveria miraton shtesat për prokurorët specialë dhe për Lumezin Foto: Koha

Paga nuk i është rritur Lumezit por Millakut

Kushtrim Kadriu 11 dhjetor 2018 14:48
16:01

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mohuar t’iu ketë rritur paga atij, duke thënë se njoftimi i publikuar në Koha.net është i pasaktë.

Vendimi në fjalë është vetëm për prokurorët dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, e jo edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

14:48

Qeveria miraton shtesat për prokurorët specialë dhe për Lumezin

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale dhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sipas këtij vendimi të Qeverisë, prokurorët do të marrin shtesë nga 400 euro, ndërsa kryeprokurori 500 euro.

Vlera e përgjithshme për këto pagesa shtesë për vitin 2018 për prokurorët e Prokurorisë Speciale arrin mbi 66 mijë euro, raporton KTV.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë thënë se ky vendim nuk është i ri, pasi në vitet e kaluara pagesa shtesë ka qenë 800 euro për prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Sipas ministrit Tahiri, ky është vendim i ri që paraqet ulje të pagesës shtesë për 400 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme