Mustafa thotë se Kosova synon që deri më 2024 të eliminojë fenomenin e armëve jolegale

Mustafa thotë se Kosova synon që deri më 2024 të eliminojë fenomenin e armëve jolegale

11 dhjetor 2018 13:59

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në konferencën ministrore kundër trafikimit të armëve të zjarrit, si iniciativë franko-gjermane për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, ka thënë se Kosova synon që deri më 2024 të eliminojë fenomenin e armëve jolegale.

“Vendi ynë synon që deri në vitin 2024 të eliminojë fenomenin e armëve jolegale duke garantuar dhe duke kontribuar kështu për një mjedis më të sigurtë për qytetarët e vendit dhe rajonit”, ka thënë ai.

Kjo iniciativë është në kuadër të procesit të Berlinit dhe ka qëllim parësor mbështetjen e mëtutjeshme udhëzuesit për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në sigurimin e fondeve nga partnerët.

Në takimin e konferencës ministrore që po mbahet në Paris po marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Ballkanit Perëndimor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme