Arbëri

Deputeti Simiq i LS-së i konsideron me pasoja për serbët masat e paralajmëruara nga Kosova

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, tha sot se masat shtesë të paralajmëruara nga Prishtina, siç e quan ai Republikën e Kosovës sipas zhargonit të Beogradit zyrtar, “do të rrezikojnë drejtpërdrejtë” mbijetesën dhe ekzistencën e popullit serb në Kosovë, por do të rrezikojnë edhe vetë shqiptarët.

Ai i tha Televizionit Shtetëror të Serbisë (RTS-së) se “me paralajmërimin e masave përfaqësuesit e Prishtinës po dërgojnë mesazhe të drejtpërdrejta për serbët se nuk janë të mirëseardhur në Kosovë e Metohi”, transmeton Koha.net.

“Në këto koka të nxehta në Prishtinë nuk mund të parashikoni më çfarë zien dhe cilët do të jenë protezat e ardhshëm të cilët në mënyrë më të drejtpërdrejtë do të rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithëve në hapësirën e Kosovës e Metohisë, sidomos të serbëve”, është shprehur për Kosovën si për një vend armik deputeti i Kuvendit të saj, Igor Simiq.

Ndër këto masa si një goditje për uljen e tensioneve ai ka përmendur paralajmërimin e masës së ndalesës së hyrjes në Kosovë të zyrtarëve nga Serbia.

Ai po ashtu ka paralajmëruar vazhdimin e protestave në Mitrovicën veriore.

duam të heshtim prandaj po vazhdojmë protestat e qeta demokratike dhe u bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në Bruksel dhe këtu në Prishtinë që në vend të floskuleve dhe të “vërejtjeve amerikane” (siç i konsideron ai me cinizëm ato – v.j) që t’i bëjnë thirrje drethërdrejtë Prishtinës që të ndërpresë veprimet që rrezikojnë mbijetesën e serbëve në këto hapësira dhe që minojnë dialogun në Bruksel”, tha Simiq.

Në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës Simiq tha se Lista Serbe ka bërë përpjekje që t’i shfrytëzojë ato mekanizma që ka, meqë në këtë mënyrë shkelen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, Rezoluta 1244 e KB, Marrëveshja e Brukselit dhe Kushtetuta, që e kanë miratuar shqiptarët në Prishtinë, transmeton Koha.net.