Ambasadori gjerman në Beograd thotë se dialogu duhet të rifillojë Foto: FoNet

Ambasadori gjerman në Beograd thotë se dialogu duhet të rifillojë

10 December 2018 22:13

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se pa pajtim mes popujve në shtetet e ish-Jugosllavisë nuk ka as të ardhme për rajonin.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Schieb ka folur edhe raportet mes Kosovës e Serbisë dhe situatën momentale.

Ai thotë se fatkeqësisht, situata momentale është e tendosur, por shton se është me rëndësi që të dyja palët të përmbahen nga deeskalimi dhe t’i rinisin bisedimet, transmeton Koha.net.

“Edhe pse, ndoshta, duket se dialogu mes presidentëve Vuçiq e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme. Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Që të bisedohet hapur për mendime të ndryshme dhe në fund të gjendet zgjidhja. Shumë më e rëndësishme sesa vetë shpejtësia është që marrëveshja përfundimtare të jetë e qëndrueshme, që të jetë e zbatueshme dhe të pranohet nga të gjithë”, ka theksuar Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme