Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë Foto ilustrim

Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë

10 December 2018 21:51

Deklarata e sotme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë, ka zënë vend në mediat prestigjioze amerikane.

Së fundi, “The Washington Post” i ka dhënë hapësirë kësaj deklarate, duke shtuar edhe informatën se ligjvënësit në Kosovë, të premten e 14 dhjetorit do t’i japin dritën jeshile ligjeve që i japin FSK-së, mandatin e Forcës Mbrojtëse.

Ky medium e citon agjencinë e lajmeve Associated Press, e cila më parë publikoi lajmin.

Po ashtu lajmi mori dhenë edhe nga ABC News, WGEM, Charlotte Observer, e të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje formimit të ushtrisë së Kosovës, duke premtuar edhe një ndihmë prej 10 milionë eurosh në makineri, derisa vendet evropiane janë ende skeptike nëse Kosova duhet ta marrë një hap të tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme