Mediat maqedonase komentojnë deklaratën e Flaka Surroit drejtuar Ana Bërnabiqit Foto: Screenshot

Mediat maqedonase komentojnë deklaratën e Flaka Surroit drejtuar Ana Bërnabiqit

10 December 2018 21:41

Një postim i sotëm i publicistes Flaka Surroi në rrjetin social Facebook, që i drejtohej kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në lidhje përkufizimin e katastrofës humanitare, është bërë lajm edhe në mediat e rajonit, gjegjësisht në Maqedoni.

Bërnabiqi gjatë ditës së sotme tha se “në Kosovë do të ndodhë katastrofa humanitare” nëse Qeveria nuk tërheq vendimin për vënien e taksës ndaj mallrave të Serbisë në masën prej 100%, ndërsa Surroi ia ka përkujtuar me këtë rast Bërnabiqit ato që Serbia kishte bërë kundër popullatës shqiptare në Kosovë që nga viti 1989 e deri në vitin 1999 kur kishte ndodhur jo vetëm katastrofa humanitare, por edhe vrasjet, masakrimet, plaçkitjet e dëbimet e shqiptarëve të Kosovës nga vatrat e veta.

Kjo ka bërë që mediat në gjuhën maqedonase, si Mia.mk e Nezavisen.mk, të transmetojnë deklaratën e Surroit, me titujt: “Surroi, Bërnabiqit: Ju tregoj unë se çfarë është katastrofa humanitare”, dhe “Surroi, Bërnabiqit: Ju nuk e dini çfarë është katastrofa humanitare”.

Ndërkaq, mediat në Serbi nuk janë marrë fare me deklaratën e Surroit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme