MMPH-ja dhe GIZ-i me gjashtë projekte për mjedisin

MMPH-ja dhe GIZ-i me gjashtë projekte për mjedisin

10 December 2018 16:33

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka diskutuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it gjerman për gjashtë projektet që po realizohen.

Sipas një njoftimi për media, këto projekte kanë synim përmirësimin e mjedisit kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, ujërat dhe vërshimet, planifikimin hapësinor, energjinë efiçiente, reformat ligjore dhe biodiversitetin.

Me këtë rast, Matoshi tha se mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes këtyre gjashtë projekteve, është vullnet për ndryshime pozitive të mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vend.

“Për çdo projekt jam i gatshëm si ministër të jap kontributin tim, por edhe të Ministrisë. Jam i gatshëm t’i shtyjmë dhe t’i avancojmë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Jemi të interesuar që gjithë këto projekte të kenë rezultate të mira dhe të prekshme ashtu siç kanë pasur deri më tash”, deklaroi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme