Veseli vazhdon vizitën në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres Foto: Ilustrim

Veseli vazhdon vizitën në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres

08 dhjetor 2018 21:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës në kampet e njohura ushtarake amerikane ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake, shumë prej të cilave, siç është thënë, do të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, tani ka udhëtuar drejt Uashingtonit për takime politike.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në SHBA e ka nisur duke qëndruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të këtij shteti nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, Veseli do të qëndrojë edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, si dhe në prag të vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë, gjë të cilën e ka kundërshtuar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, por i ka dhënë përkrahje SHBA-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme