Projektet kapitale që mashtruan e zhgënjyen artistët, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Urim Isma 08 December 2018 23:00

Cila është lista e dështimeve të projekteve kapitale të kulturës dhe për cilat projekte të kulturës që u shndërruan në mashtrim, u zhgënjyen artistët kosovarë?

Këto janë disa nga pyetjet, që merr përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Kultura e mashtrimeve”.

Tek tema e javës po ashtu, gjeni shkrimin për politikën e përplasjeve, duke takuar pushtetin lokal dhe Qeverinë tash e 20 vite në një pikë të vetme, në pamundësinë për t’i çuar përpara projektet kulturore.

Në intervistën e javës flet Vullnet Sanaja, pjesëtar i Rrjetit të organizatave Kulturore në Pejë, si dhe themelues dhe drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar “Anibar”, i cili flet për dështimet e shtetit në raport me projektet kapitale në kulturë.

Rubrika ‘kosovarçe’ këtë javë i kushtohet “Termokissit”, shembull i cili flet se si mund të transformohen e shfrytëzohen hapësirat e braktisura për aktivitete kulturore.

Nga bota gjeni artikujt për muzeun e “civilizimit me ngjyrë”, i cili ka kapacitet për 18 mijë vepra, e po ashtu edhe për oficerin policor në Indi, të cilit i kushtoi me jetë “masakrimi i lopëve”.

Lexoni edhe për reportazhin “Fshati shqiptar i Luginës së Lumëbardhit” i cili flet më shumë për arsyet e braktisjes së fshatit Struzhë nga banorët e kësaj pjese.

Nga sektori i kulturës, vjen një shkrim për fotografin shtegtar Matt Kollasch i cili përmes fotografive të tij rizbulon Prishtinën, duke sjellë pamje që jo çdo ditë bien në sy.

Në rubrikën monument, mund të mësoni më shumë rreth medresesë “Alauddin”, e cila u bë qendër e aktiviteteve të shumta politike, arsimore e kulturore në periudhën e okupimit.

Gjithashtu për filma e libra të rinj, trendet e muzikës, dhe lajme nga teknologjia, gjeni para se të mbërrini tek faqet e sportit.

Aty njoftoheni me patriotin e boksit, i cili ka shënuar suksese të mëdha, duke premtuar shumë për këtë sport në të ardhmen.

Njihuni edhe me Vildane Jasharin, e cila e ka kaluar një jetë me klubin e Kastriotit, duke mos luajtur për asnjë klub tjetër, si dhe për karrierën dhe përvojat e saj interesante jashtë vendit.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme