Kontrabandim i vezëve nga Serbia me një kamion pa targa Foto: Ilustrim/Koha

Kontrabandim i vezëve nga Serbia me një kamion pa targa

08 December 2018 15:19

Oficerët doganor kanë arritur të ndalin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas Doganës, gjatë patrullimeve magjistralen Mitrovicë – Skenderaj, njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa që nga drejtimi i Mitrovicës.

“Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja. Pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësi dhe bashkudhëtarit, mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës”, thotë Dogana e Kosovës përmes një komunikate.

Tutje, thuhet se sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me vezë. Kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedura ‘kundërvajtëse’.

Dogana gjithashtu thekson se është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi, si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme