Arbëri

“Prokurorët përfunduan lëndë më shumë sesa pranuan gjatë marsit”

Prokuroria e Apelit vetëm gjatë muajit mars të këtij viti ka përfunduar 518 lëndët e pranuara. Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës gjatë këtij muaji ka pranuar në punë 22 lëndë dhe i ka përfunduar 19 lëndë.

Kështu u tha në takimin e kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend, ku sipas kërkesës së kryeprokurorit Lumezi të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, raportuan për muajin mars të këtij viti për punën e prokurorive që i drejtojnë, si dhe për punën e secilit prokuror të asaj prokurorie.

Me këtë rast u njoftua se shtatë prokuroritë themelore gjatë muajit mars 2017 kanë pranuar në punë 2731 lëndë dhe kanë përfunduar 3696 lëndë, që do të thotë se prokurorët kanë përfunduar 965 lëndë më shumë sesa kanë pranuar në punë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar në punë 1087 lëndë dhe ka përfunduar 1550; Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar në punë 251 lëndë dhe ka përfunduar 475;Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar në punë 273 lëndë dhe ka përfunduar 259;Prokuroria Themelore në Gjakovë ka pranuar në punë 192 lëndë dhe ka përfunduar 193;Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar në punë 155 lëndë dhe ka përfunduar 308;Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar në punë 402 lëndë dhe ka përfunduar 427;Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar në punë 371 lëndë dhe ka përfunduar 484”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që të caktojnë nga një prokuror, me përjashtim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë që duhet të caktojë dy prokurorë, të cilët do të merren me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën në familje, me synim për ngritje të efikasitetit në trajtimin e këtyre lëndëve, duke siguruar që këto lëndë të trajtohen me prioritet.

Këta prokurorë do të specializohen për rastet e dhunës në familje në pajtim me kërkesat që burojnë nga Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Plani i veprimit 2016-202