Hoti flet për dialogun Kosovë-Serbi, buxhetin 2019 dhe bashkëpunimin opozitar Foto: Koha

Hoti flet për dialogun Kosovë-Serbi, buxhetin 2019 dhe bashkëpunimin opozitar

07 December 2018 20:58

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se dialogu Kosovë-Serbi, është procesi më i rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Kosova.

Në “Intervistën e Javës” në Koha.net, Hoti jep vlerësimin e tij për përfshirjen e dy partive opozitare, PSD-së dhe Alternativës në përpjekjen për të themeluar një ekip negociator për bisedimet me Serbinë.

Çka thotë Hoti për dështimin për liberalizimin e vizave e çka për buxhetin 2019? Pse sipas tij, buxheti 2019 diskriminon komunat e udhëhequra nga LDK-ja dhe LVV-ja e si i favorizon komunat e partive në pushtet, përfshirë edhe PSD-në?

Si pritet ta ndalin degradimin institucional partitë opozitare?

Si e vlerëson punën e Qeverisë në krye me Haradinajn?

Si po funksionon LDK-ja dhe çka thotë ai për zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në maj të vitit të ardhshëm. A pritet garë e fortë për të parin e partisë që Hoti thotë se është më e madhja aktualisht?

Ish-nënkryetari i Komunës, flet edhe për qeverisjen aktuale të Prishtinës nga Shpend Ahmeti.

Zhvillimet në veri, dorëheqjet e kryetarëve serbë, e shumë çështje të tjera, mund t’i lexoni në intervistën e Avdullah Hotit dhënë portalit Koha.net, e cila publikohet nesër (e shtunë) në orën 13:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme