“Baruti”, storie suksesi në tregun e shërbimeve telefonike

“Baruti”, storie suksesi në tregun e shërbimeve telefonike

07 dhjetor 2018 18:27

Në vitet e fundit në Kosovë kanë filluar të lulëzojnë kompani të shumta që ofrojnë shërbime telefonike në vendet gjermano-folëse kryesisht. Një nga kompanitë e para dhe më të suksesshme në këtë industri, është “Baruti”, e cila që nga viti 2012 ka filluar punën operative në Prishtinë.

Që nga ajo kohë kur nisi me 7 punëtorë, tashmë “Baruti” numëron më shumë se 350 punonjës që punojnë për tregun gjermano-folës, duke u ofruar atyre shërbime telefonike, transmeton emisioni Sot në KTV.

Një nga veçantitë e kësaj industrie, padyshim është atraktiviteti i punës për gjininë femërore, dhe që e bën “Barutin” që 54 për qind të punëtorëve t’i ketë femra.

Marrë parasysh rritjen e hovshme të kompanisë brenda 7 vjetëve të themelimit të saj, dhe shndërrimin në një korporatë serioze, cilët janë në fakt komponentët që bëjnë këtë kompani kaq të suksesshme?

Pjesë tejet e rëndësishme e zhvillimit të vazhdueshëm të punonjësve, e po ashtu edhe krijimit të mundësive për të rinjtë, që synojnë të punojnë te “Baruti”, por edhe në tregun gjermano- folës në përgjithësi, përmes akademisë së tij “Baruti”, ofron kurse falas të Gjuhës gjermane.

Nëpërmjet “Akademisë Baruti”, kompania synon që të hapë module të reja për profile që ata kanë nevojë, meqë tregu i punës në Kosovë nuk ofron resurse profesionale konform nevojave dhe kërkesave të tregut që “Baruti” shërben.

Iniciativa të tilla biznesore janë shembull se si nga Kosova mund të punohet për tregun ndërkombëtar, duke ofruar shërbime cilësore telefonike, por edhe të teknologjisë informative.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme