Osmani krenare që në krye të CDU-së është sërish një grua

Mustafa: LDK-ja mirëpret zgjedhjen e Karrenbauer duke shprehur interesim për thellim bashkëpunimi

07 dhjetor 2018 17:51
18:24

Me rastin e zgjedhjes së Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dërgon telegram urimi:

Telegrami nga Mustafa:

Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare të partisë simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane.

Znj. Kramp-Karrenbauer ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë Bundestagun gjerman, qeverinë e shtetit të Saarland-it dhe, nga shkurti i vitit 2018, pas nominimit nga Kancelarja Merkel, sekretare e përgjithshme e CDU-së.

LDK dhe CDU kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë udhëheqjes së CDU-së nga Kancelarja Merkel. Më 30 qershor 2015, si rezultat i këtij bashkëpunimi Kosovë-Gjermani dhe LDK-CDU, me ftesë të Kancelares Merkel, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kam realizuar një vizitë shtetërorë në Gjermani.

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret zgjedhjen e znj. Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve dhe aktiviteteve me partinë simotër CDU dhe me partitë tjera anëtare të Partive Popullore Evropiane”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.

17:51

Osmani krenare që në krye të CDU-së është sërish një grua

Deputetja grua më e votuar në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryetaren e re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, që në këtë pozitë zëvendëson gruan e fortë të Evropës, Angela Merkelin.

Osmani është shprehur krenare se posti më i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje.

Image

“Urime kryetares së re të CDU-së, znj. Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjermanë për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti. Krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, ka thënë Osmani.

Osmani është pjesë e LDK-së, që bashkë me CDU-në janë anëtare të Partive Popullore të Evropës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme