Kamila, vajza e ambasadorit belg u lind në Prishtinë, në Klinikë Amerikane "Dr. Behar Kusari"

Kamila, vajza e ambasadorit belg u lind në Prishtinë, në Klinikë Amerikane "Dr. Behar Kusari"

07 dhjetor 2018 15:20

Një rast i rrallë ka ndodhur në shëndetësinë kosovare.

Në klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, diplomati belg, ambasador z. Jean-Louis Servais ka vendosur së bashku me gruan e tij që të sjellin në jetë vajzen e tyre Kamilia në Kosovë, duke i besuar shëndetësisë Kosovare.

Lindja e një fëmije, nga gruaja e një ambasadori me peshë në Prishtinë, u bë pikërisht në kryeqytetin kosovar, për të cilën z. Louis Servais theksoj se edhe institucionet shëndetësore në Kosovë ofrojnë standarde dhe siguri dhe për këtë arsye kanë vendosur që të ju besojnë këtyre institucioneve, duke u bërë prindër për herë të dytë në Klinikën Amerikane "Dr. Behar Kusari".

Diplomati belg tregoi se edhe fëmija i parë i tij u lind në Marok, derisa atje ishte në mision.

Ai tregoi se vajza e sapo lindur do ta ketë shtetësinë e Marokut dhe atë të Belgjikës, derisa nuk do ta refuzojë as atë të Kosovës nëse ajo i jepet.

(Artikull i sponsorizuar nga Klinika Amerikane).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme