
Njoftim shtesë për mbylljen e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit
07 dhjetor 2018 15:10
Ministria e Infrastrukturës, njofton se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) do të vazhdojë të jetë e nga 10 orë gjatë ditës për 10 ditët në vijim, transmeton Koha.net.
Sipas informatës, rruga do jetë e mbyllur nga dita e nesërme, e shtunë, 8 dhjetor 2018 e do të vazhdojë kështu deri të martën, më 18 dhjetor 2018.
Mbylla ditore do të zgjasë nga ora 07:00 – 17:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.