Arbëri

Nagavci: Buxheti nuk parasheh shpenzimet për shtesat e fëmijëve

Descriptive Text

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, buxhetin e paraparë për vitin 2019, e ka vlerësuar si aspak të konsoliduar dhe jo transparent.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se një buxhet i tillë akomodon lukse të shumta.

“Buxheti nuk parasheh ndarje për ligje të reja, përveç për ligjin për kryeqytetin, pra nuk janë paraparë shpenzimet për ligjin për pagat, për pakon e ligjeve të FSK-së, për përfitimet për lehonat, rezolutat për shtesat e fëmijëve, projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta, e as për ligjin e punës. Shihet pra se kjo Qeveri merr iniciativa sa për të thënë dhe sigurohet që të njëjtat, dështon ende pa filluar implementimi”, ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se projektbuxheti nuk ka parasysh as perspektiven gjinore. Ndërsa, arsimi është sektori ku më paku shpenzohet në të.