Qëlloi Ramën me këpucë, 30 ditë burg për Iljaz Katirajn

Qëlloi Ramën me këpucë, 30 ditë burg për Iljaz Katirajn

07 dhjetor 2018 14:00

“30 ditë heqje lirie”, është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.

50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga Spitali i Traumës teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe.

Situata e goditjes me këpucë u shmang nga truproja i kreut të qeverisë dhe forcat e policisë që arrestuan menjëherë burrin, megjithatë, vetë reagimi i Ramës ishte i ashpër, çka u pa edhe me mimikën e tij, raporton TCh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme