“Azerbajxhani i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”

“Azerbajxhani i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”

07 dhjetor 2018 13:09

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ministrin për Zhvillim Ekonomik të Azerbajxhanit Shahin Mustafajev, transmeton Koha.net.

Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, zyrtari azer ka thënë se “vendi i tij mbetet fuqimisht prapa qëndrimit “që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”.

Vuçiq, siç përcjell ”blici” serb , e ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që Azerbajxhani ia dhënë “integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Kjo përkrahje, ka thënë Vuçiq, shprehet sidomos në organizata ndërkombëtare në të cilat kundërshtohet anëtarësimi i Kosovës.

Rast të fundit kryetar serb e ka përmendur votimin e Azerbajxhanit kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme