MTI do të jetë avokate e bizneseve kanadeze që investojnë në Kosovë

MTI do të jetë avokate e bizneseve kanadeze që investojnë në Kosovë

07 December 2018 12:24

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti sot ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, DanielMaksymiuk, me ç’ rast diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Bëhet e ditur se ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësinë që shteti kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.

Siç thuhet në njoftimin në lidhje me bisedat e zhvilluara me këtë rast, ministri Shala i tha se MTI ka në fokus mbrojtjen e konsumatorit, thithjen e investimeve të huaja, pastaj përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe përkrahjen prodhuesve vendorë dhe promovimin e eksportit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadeze në sektorin e minierave, ndërsa ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

Ministri i Shala inkurajon bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plotë dhe përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme