Arbëri

Sot në Kosovë, mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat minimale do të arrijnë në -6 gradë Celsius.

Dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare. Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.