Qeveria bllokon veprimet për zgjedhje në veri Foto: Ilustrim/Koha

Qeveria bllokon veprimet për zgjedhje në veri

07 dhjetor 2018 08:00

Qeveria i ka bllokuar veprimet që do të çonin në zgjedhje të parakohshme në veriun e Kosovës, nën arsyen se kryetarët e të katër komunave në letrat e dorëheqjes nuk i janë referuar Kosovës me denominimin kushtetues. Krahas kësaj, Ekzekutivi nuk ka planifikuar as sanksione për veprim jokushtetues të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Dhjetë ditë më parë kryetari i Mitrovicës Veriore, ai i Leposaviqit, i Zveçanit dhe kryetari i Zubin-Potokut deklaruan dorëheqjet, si shenjë pakënaqësie ndaj taksës në shkallë 100 për qind që Qeveria ka vënë për produktet me origjinë nga Serbia, si dhe për arrestimet e serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ata kanë deklaruar edhe shkëputjen e komunikimit me institucionet e Kosovës. E në letrat e dorëheqjes që i kanë deponuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kosovës i janë referuar me “Kosovë e Metohi”, emërtim që Serbia e përdor për shtetin të cilin e konsideron krahinë të veten.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

zeqir07/12/2018 10:28

Omos na largoft zoti prej amerikes sat egziston ky planet, se sa per evrop ahiiiiiiii.Qajo shtrig e veteve 1912 qajo prap asht,por prap po them fal zotit dhe udhheqsis ton te parme te vonshme ,globit shqiptaro amerikan sot gezojm mbeshtetjen e plot nga Amerika.Sa stolltenberrgu,sa dik marti sa hakerupi,e sa shum e shum evropjan tjer na kishin coptu edhe ma zi se 1912.

Shto koment

Të ngjashme