Policia e Kosovës dhe ajo e Uellsit Jugor nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

Policia e Kosovës dhe ajo e Uellsit Jugor nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

06 dhjetor 2018 16:36

Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë, sot nënshkruan një Protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.

I gjithë ky proces që është kurorëzuar me nënshkrim të këtij protokolli bashkëpunimi është realizuar me mbështetjen e vazhdueshme edhe të OSBE-së (OSCE).

Ky protokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse.

“Të dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe të tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme