Vazhdon seanca e Kuvendit për Projektbuxhetin 2019

Zeka: VV-ja ka një javë kohë të shqyrtojë listën e 900 emrave në rastin tim për vizat

Sanie Jusufi 06 dhjetor 2018 16:17
16:55

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka çuar në Kuvend listën me 900 emra të qytetarëve që janë në lëndën kundër tij në procesin gjyqësor për manipulim me viza.

Këtë listë ka thënë se po ia dorëzon Vetëvendosjes, konkretisht shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, “për shkak se po ma përmendin këtë sa herë që po flas, pavarësisht se procesi vazhdon”.

Duke përmendur se ka fakte “rrëqethëse” për deputetë të opozitës, Zeka ka shtuar se po ia jep një javë kohë VV-së ta shqyrtojë atë listë.

“Ia dorëzoj simbolikisht këtë listë me 900 emra dhe numra të telefonit. Nëse vërtetohet që kam marrë një euro për viza, unë jap dorëheqje. Një javë ditë i ka kohë të flasë dhe më pas unë flas me fakte rrëqethëse edhe për ata deputetë që kanë shkuar për trajtim neuropsikiatrik te Burdushi”, ka thënë ai.

Zeka la listën në tavolinën e Konjufcës, që nuk ishte prezent.

Image
16:40

Haxhiu propozon pllaka përkujtimore për të gjithë dëshmorët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar që me buxhetin e vitit 2019, të ndahet një buxhet për ngritjen e pllakave përkujtimore për të gjithë të rënët në Kosovë dhe të vendosen buzë rrugës.

Haxhiu në seancën në të cilën po shqyrtohet buxheti i vitit 2019, propozoi që me këtë buxhet të parashihet fondi për shtatoren e Fadil Vokrrit.

Ai pati edhe një propozim sa i përket kujdesit ndaj të rënëve për liri.

“Të ndahet një buxhet për ngritjen e pllakave përkujtimore për të gjithë të rënët në Republikën e Kosovës dhe buzë rrugës të ketë nga një përmendore për ta”, tha ai, raporton KP.

16:17

Vazhdon seanca e Kuvendit për Projektbuxhetin 2019

Edhe pas pauzës ka vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2019.

Deputeti Naser Osmani, nga Grupi parlamentar i LDK-së ka thënë se numri prej 18 mijë personave të punësuar që po përmendet nga deputetët, mund të jetë për punësime të kosovarëve që janë punësuar në Gjermani, por jo në Kosovë.

Sa i përket investimeve kapitale, ai ka thënë se shumica e projekteve janë të bartura nga vitet e kaluara dhe se projektet e reja janë ndarë kryesisht në vendet prej nga vijnë liderët, ndërsa sipas tij, nuk ka projekte në komunat që udhëheqin nga LDK-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme