Haradinaj kundër Stoltenbergut: Ushtria votohet më 14 dhjetor

Haradinaj kundër Stoltenbergut: Ushtria votohet më 14 dhjetor

06 dhjetor 2018 14:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka përsëritur qëndrimin shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg se Kosova do të votojë për ushtrinë më 14 dhjetor.

Stoltenberg përmes një bisede telefonike me Haradinajn, ka ngritur shqetësime për transformimin e FSK-së në ushtri dhe se një veprim i tillë do të kishte pasoja negative për perspektivën euro-atlatike të Kosovës.

Stoltenberg bisedon me Haradinajn dhe Vuçiqin

Derisa ka falënderuar Stoltenbergun për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale, Haradinaj i ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të sigurojë një ushtri profesionale multietnike dhe e besueshme.

“Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë”, ka thënë Haradinaj rreth bisedës me shefin e NATO-s.

“Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar kryeministri.

“Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore”.

Sipas Haradinajt, “FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Institucionet e Kosovës do të sigurohen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR dhe NALT, pasi që ndajmë të njëjtat shqetësime të sigurisë, interesat dhe vlerat”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agroni (Ferizaj).06/12/2018 16:01

NUK do te Formohet '' ushtria '' e kosoves me 14 Dhjetor....keto jane vetem fjale te Zbrazeta....

Shto koment

Të ngjashme