Arbëri

Sipas ministrit, deri në fund të 2019-shit Kosova bëhet me sistem të sigurimit shëndetësor

​Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili pohon se sigurimet shëndetësore në Kosovë do të përfundojnë deri në fund të vitit 2019, ndërsa në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin barnat jashtë spitalore.

Ismaili në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se në aspektin organizativ kanë përfunduar punët, është zgjedhur bordi, drejtori dhe administrata, transmeton KsP.

“Sigurimet shëndetësore do të përfundojnë deri në fund të vitit 2019, pra ashtu e kemi planifikuar....me përgatitjen e fondit për sigurime shëndetësore ne do të realizojmë edhe barnat jashtë spitalore gjatë gjashtë muajve të parë, deri në përfundimi të 6 muajve të parë, do të realizojmë barnat jashtë spitalore që do të jenë shërbimi i parë i fondit, ku qytetarët tanë do të jenë në gjendje të marrin barna nëpër barnatore për sëmundjet të cilat i kanë dhe për të cilat dakordohemi ne”, tha ai.