Gjuriq: Ushtrinë e Kosovës duhet ta çarmatosë NATO-ja Foto: Koha / ilustrim

Gjuriq: Ushtrinë e Kosovës duhet ta çarmatosë NATO-ja

04 dhjetor 2018 23:00

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sonte se në rast të formimit ë Ushtrisë së Kosovës, KFOR-i dhe NATO do të duhej ta çarmatosnin po në atë moment.

“Formimi i Ushtrisë është e drejtuar kundër Serbisë. Serbët po mbahen si pengje në Kosovë dhe kjo bën presion kundër Serbisë”, ka thënë ai për rts, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, Serbia po bën çdo gjë ta ruajë jetën e njerëzve në Kosovë, por nga Prishtina çdo ditë ka veprime gjithnjë e më të këqija.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme