Rama në Kroaci flet për Kosovën, e kryeministri kroat për Shqipërinë “që e meriton çeljen e negociatave me BE-në”

Rama në Kroaci flet për Kosovën, e kryeministri kroat për Shqipërinë “që e meriton çeljen e negociatave me BE-në”

04 dhjetor 2018 22:13

“Shqipëria meriton çeljen e negociatave me BE-në qershorin e ardhshëm”.

Kështu është shprehur kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, gjatë takimit të zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

“Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Shqipëria edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit”.

Kryeministri shqiptar dhe homologu i tij kroat nënshkroi marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik. Prej andej, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE.

“Së pari dua të them që Beogradi e ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e CEFTA-s dhe Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për këtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për këtë.

Liberalizimi i vizave që u premtua me të madhe nga vendet e BE pas marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk u bë. Vendosja e taksës është anormale, por dhe situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte i dënueshëm, por tani në këto kushte duhet marrë siç është, një klithmë dhe reagim politik, jo një luftë tregtare”.

Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës Qendrore, që po i zhvilloi punimet nga datat 3-4 tetor në Zagreb.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme