Arbëri

Dita e një zjarrfikësi

Mëngjeset e tij nisin me përgatitjet për punë dhe kjo tashmë është bërë rutinë për të pasi që punon si zjarrfikës në periudhë prej pesëmbëdhjetë vitesh.

Përshkon gjithmonë rrugën e njëjtë deri tek vendi i punës, e vullneti për profesionin të cilin ushtron, shihet qartë se nuk mungon.

Me të arritur në ambientet e vendit të punës, Ali Haziri nisë përgatitjet e nevojshme për punë.

Raportin e afërt ndërmjet ekipit të kësaj Brigade, e dëshmojnë përshëndetjet me kolegët si dhe bashkëveprimi mes tyre, derisa po dëgjonin ligjëratën paraprake dhe udhëzimet nga udhëheqësi i kësaj brigade.

Haziri, nga përvoja e tij 15 vjeçare si zjarrfikës për Brigadën e Rajonit të Prishtinës, përtej rreziqeve, tregoi specifikat dhe veçantitë që ka ky profesion.

Ndërsa, për të rinjtë dhe ata që pretendojnë t'i futen një profesioni të tillë, ai tregon për njohuritë dhe përgatitjet bazë që kërkon ky profesion.

Sa i përket rasteve në të cilat intervenojnë zjarrfikësit e kësaj Brigade, Haziri thekson nivelin e rrezikshmërisë së tyre, por sipas tij, lehtësim i madh është raporti i mirë kolegial.

Haziri, përmend edhe disa nga pajisjet e domosdoshme për intervenim, në të kundërt pamundësohet intervenimi i efektshëm nga ekip e zjarrfikësve.

E festat e ndryshme, janë një tjetër shkaktar i incidenteve, në të cilat detyrohen të ndërhyjnë zjarrfikësit. Haziri theksoi raste kur i është dashur të intervenojë, si dhe përcjell një mesazh për qytetarët që po presin të festojnë ndërrimin e mot moteve.

Për fund, ai tregoi ndjesinë e të qenit larg familjes për festa të ndryshme, por punën që ka, e kryen me mjaft motiv.

Si shkon një ditë e një zjarrfikësi mund të ndiqni në videon e mëposhtme nga emisioni SOT në KTV.