Arbëri

Rama, Hahnit: Taksa 100% për produktet serbe është obstruktive, por Kosova s’fitoi asgjë nga konstruktiviteti i saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur në Twitter se komisioneri Johannes Hahn ka të drejtë që taksa 100% mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, por Kosova nuk ka fituar asgjë deri tani, sipas tij, me qasjen e saj konstruktive.

“Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa 100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç % të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithmë që duhet dëgjuar”, shkruan Rama në rrjetin social.