Arbëri

Kurti kërkon dorëheqje, “ky pushtet ia ka borxh Kosovës 8.200 hektarë”

Descriptive Text

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë.

“Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë tutje se “ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi”.

“E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi”, ka thënë Kurti, përcjell Koha.net. “Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova”, ka shtuar ai.