Ujkani: Situata në Ballkan është dramatike

Ujkani: Situata në Ballkan është dramatike

03 dhjetor 2018 17:59

Për Emrush Ujkanin, profesor i së Drejtës Evropiane, në aspektin e liberalizimit të vizave, ajo që është me rëndësi është se Kosova ka bërë mirë që i ka përmbushur obligimet që kanë dalë nga BE-ja.

“Mendoj se është bërë mjaftueshëm në përmbushjen e kërkesave që janë adresuar nga Komisioni Evropian. Tash vendimmarrja i takon BE-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është pritur se do të ketë telashe të tilla, derisa ka thënë se kundërshtimi strikt i Spanjës për njohjen edhe të pasaportave është një problem serioz.

Në anën tjetër, ajo që është shqetësuese dhe dëshpëruese për qytetarët e Kosovës është se nuk kemi marrë liberalizimin e vizave, ka thënë ai, teksa ka shtuar se Kosova është e pafuqishme për të bërë më shumë në këtë drejtim.

Ujkani ka thënë se një pjesë të përgjegjësisë, padyshim, se e bartin edhe institucionet në Kosovë.

“Po del se ka qenë pa pikë nevoje vonesa e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila u miratua e njëjta”, ka thënë Ujkani, teksa ka shtuar se nuk është punuar sa duhet edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ujkani ka thënë se nuk është e pamundur që Kosova të përfshihet në agjendën e mbledhjes së 6 dhjetorit të Këshillit të Ministrave.

“Opinioni nuk është i informuar sa duhet se çka nënkupton hyrja në zonën e Schengenit", ka thënë Ujkani.

Sipas tij, situata në Ballkan është dramatike, sidomos pas datës së dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

"Nuk dallojmë asgjë prej situatës në vitet e ’90-a”, ka thënë Ujkani. “Është përtej marrëdhënies tregtare mes dy vendeve”, ka shtuar më tej.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i konvenon që të hyjë kushtimisht në konflikt me BE-në.

Ujkani e ka parë në aspekt pozitiv protestën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, të cilët qëndruan gjithë natën aty në përpjekje për ta takuar komisionarin Johannes Hahn, i cili megjithatë nuk i takoi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme