Hoxha, Hahnit: Siç pritët nga ne plotësimin e kushteve, tash ne presim nga ju heqjen e vizave Foto: Dhurata Hoxha / FB

Hoxha, Hahnit: Siç pritët nga ne plotësimin e kushteve, tash ne presim nga ju heqjen e vizave

03 dhjetor 2018 17:28

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur Komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar vizitën e tij si të rëndësishme.

Me këtë rast, Hoxha në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ardhja e tij sot në Kosovë është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

“Gjithsesi, fokusi ynë është jo vetëm fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal për të cilën kemi dhënë prova të bollshme, por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave. Nuk mund të arrihen suksese në procese integruese, nëse qytetarët e Kosovës kanë kufizime dhe janë të vetmit në Evropë të getoizuar. Ne kemi plotësuar të gjitha 95 kushtet e parapara me udhërrëfyesin e liberalizimit, andaj, ajo që presim ne është aprovimi i lëvizjes së lirë, si hap i nevojshëm i mirëbesimit dhe realizimin e përpjekjeve për procesin integrues dhe vlerave të përbashkëta integruese”, ka thënë Hoxha.

Ajo tha se Hahnit do t’ia bëj me dije se ashtu siç ata kanë pritur nga ne plotësimin e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim, “edhe ne presim nga ju aprovimin e vendimit për liberalizim në Këshillin e Ministrave”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme