Arbëri

Vuçiqi takon Hahnin në Beograd, nuk jepen detaje rreth bisedës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua sot me komisionarin evropian Johannes Hahn.

Takimi i Hahnit me presidentin Vuçiq nuk u njoftua zyrtarisht. Siç njoftojnë mediat e Beogradit, takimi ka zgjatur rreth dy orë, por nuk jepen hollësi për përmbajtjen e bisedës, transmeton Koha.net.

Komisionari evropian për Zgjerim do të vizitojë sot Prishtinën, e cila refuzon të pranojë ftesën nga Brukseli për të shfuqizuar taksën mbi mallrat nga Serbia.