Arbëri

Tërheqjet e njohjes së Kosovës: SHBA-ja përpiqet të ndalë trendin

Descriptive Text

Komuniteti ndërkombëtar është mësuar me të ashtuquajturën “diplomaci e çeqeve” që dikur është përdorur nga Kina dhe Tajvani për të ndikuar te aleatët diplomatikë dhe për të shkëmbyer njohje diplomatike. Megjithatë, kjo betejë për njohjet dhe tërheqjet e njohjeve po luhet edhe nga Serbia, dhe siç shkruan gazeta Strategic Culture, provincës së saj të shkëputur, Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve të NATO-s jo vetëm i kanë dhënë njohje diplomatike Kosovës edhe me kundërshtimin e Serbisë, por kanë shtyrë edhe vende tjera që të njohin pavarësinë. Ky proces ka ngecur, pavarësisht letrave false diplomatike nga vende të ndryshme se vendosën të mos e njihnin më Kosovën e pavarur. Botët e diplomacisë ndërkombëtare dhe “lajmeve të rreme”, tashmë janë bërë një, transmeton Koha.net.

Administrata e Donald Trump, e cila sot është bërë një sens neo-konservator, me njerëz si John Bolton në krye të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Richard Grenell, që po e tejkalon mikpritjen si ambasador i SHBA-së në Gjermani, po fiton para në njohjet diplomatike në një lloj mënyre që do të turpëronte diplomacinë e nënshkrimit të çeqeve të Pekinit dhe Tajpeit.

Siç shkruan ‘Strategic Culture’, Serbia me Ivica Daçicin, Ministër i Jashtëm, vazhdon përpjekjet për kthimin e vendimit nga vendet që e kanë njohur Kosovën, ndërsa ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje i nervozuar që këto vende të sqarojnë pozicionin e tyre dhe mundësisht të mos e miratojnë mosnjohjen e Kosovës si shtet. Nëse kjo nuk funksionon, autoritetet në Prishtinë do të mbështeten nga SHBA-ja, Britania e Madhe e NATO, për të ndërhyrë. Ping-pongu diplomatik ka prekur njohjen ndërkombëtare të Republikës Demokratike Arabe të Sahrawit- Saharaja Perëndimore me pushtuesit e saj. Maroku është i gatshëm të detyrojë shtetet të kthejnë vendimin për njohjen e asaj që e cilëson provincë të saj. Me hipokrizi, teksa Washingtoni dhe Londra insistojnë në njohjen e Kosovës e të vijojnë të ndjekin strategjinë për njohjet, janë gati të lejojnë Marokun që t’i bëjë presion shteteve të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Saharanë Perëndimore, që është vend anëtar i Bashkimit Afrikan.

Si për ironi, teksa Maroku përpiqet në këtë drejtim, ka mbajtur pezull vendimin për njohjen e Kosovës, sepse nuk do të japë përshtypjen se mbështet shtete të tilla, të shkëputura. Dallimi është se Serbia e konsideron Kosovën një krahinë rebele që shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Ndërsa Saharaja Perëndimore kurrë nuk ka qenë pjesë ligjore e Marokut. Para 1975-ës, Saharaja Perëndimore ishte koloni e Spanjës.

Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara ose e shumë agjencive të specializuara. Kundërshtimet nga vende të mëdha si Rusia dhe Kina dhe atyre me ndikim në Bashkimin Evropian si Spanja dhe Greqia, e kanë mbajtur atë jashtë OKB-së dhe organizatave si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNESCO. Kosova ka arritur të anëtarësohet në FIFA dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), falë lobimit të theksuar nga Washingtoni, Londra dhe Berlini.

Në fund të vitit 2017, Serbia kishte disa suksese fillestare në bindjen e kombeve për të mos njohur Kosovën. Mes të parëve që bënë kështu ishin Surinami dhe Guinea Bisau. Në fillim të vitit 2018, Burundi ndoqi shembullin. Po ashtu edhe Liberia. Ky lajm solli luftën e deklaratave diplomatike nga Beogradi, Prishtina dhe disa kryeqytete botërore. Në qershor të vitit 2018, Ministri i Jashtëm Liberian Gbehzohngar Milton Findley njoftoi se vendi i tij po tërheq njohjen e Kosovës dhe deklaroi se e njohu Kosovën si “krahinën serbe të Kosovës dhe Metohisë”. Nga Prishtina, Pacolli u përgjigj duke deklaruar se ai foli me qeverinë e Liberisë që mohoi se kjo po ndodhte. Duke huazuar një shprehje nga Trumpi, Pacolli e quajti lajmin e dhënë në Beograd “lajm të rremë”. Por Ministri i Jashtëm Findley nuk ishte një ministër i jashtëm “i rremë” dhe ai dukej se po fliste në emër të qeverisë së tij në Monrovia. Ajo që ndodhi më pas është si një skenë komike. Pacolli fluturoi në Monrovia nga Kosova dhe u takua me Presidentin George Weah. Një ish futbollist, Weah, sipas burimeve nga Kosova, premtoi një ndeshje miqësore të futbollit midis Liberisë dhe Kosovës dhe premtoi të hapë një ambasadë të Liberisë në Prishtinë. Me sa duket, Uashingtoni dhe Londra, të cilat vazhdojnë të mbështesin qeverinë problematike të Kosovës, një vend ku veprojnë disa grupe kriminale, ushtroi presion mbi Monrovian për të anuluar vendimin për të mosnjohur Kosovën.

Konfuzioni mbetet ende nëse Liberia e njeh Kosovën apo jo. Një gjë është e sigurt, asnjë ambasadë e Liberisë nuk është hapur në Prishtinë. Pavarësisht nga ajo që ndodhi në takimin midis Pacollit dhe Weah, deri në fillim të nëntorit 2018, Liberia, si dhe Papua Guinea e Re, Dominika, São Tomé dhe Príncipe, Grenada, Lesoto, Komore dhe Guinea Bisau u renditën si vende që zyrtarisht tërhoqën njohjen e Kosovës. Kosova gjithashtu pohoi se mikro-shteti, Urdhri Ushtarak Sovran i Maltës (SMOM), i cili ka selinë në Romë dhe njihet diplomatikisht, e njohu Kosovën. Megjithatë, SMOM e mohoi këtë.

Kur Surinami tërhoqi njohjen e Kosovës në vitin 2017, autoritetet në Prishtinë deklaruan, në mënyrë të gabuar, se “në të drejtën ndërkombëtare nuk ka koncept të tërheqjes së njohjes”.

Nuk është e qartë se cilit ligj ndërkombëtar po i referohej Kosova, por tërheqja ose mohimi i njohjes së pavarësisë së një vendi është bërë gjatë gjithë kohës. Tajvani e ka parë atë të ndodhë, gjithashtu edhe Republika Popullore e Kinës, Republikën Demokratike Arabe të Sahrawit, Izraeli, Palestina, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Republika Turke e Qipros Veriore, Abkhazia dhe Osetia Jugore.

Rënia e disa shteteve të caktuara ndërkombëtare, gjithashtu rezultoi në tërheqjen e njohjes nga vendet e tjera. Ky ishte rasti me Republikën e Vietnamit Jugor (Viet Cong), Republikën Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), Biafra, Sulltanati i Zanzibarit, Republika Popullore e Zanzibarit dhe Pembas, Sikkim, Tibeti, Khanate e Kalatit, Mbretëria e Sarawakut, Republika Popullore e Kampucheas, Republika Demokratike e Jemenit, Republika Popullore e Tannu Tuva, Transkei, Bophuthatswana, Venda, Ciskei, Gazankulu, Rodezia, Republika Demokratike Finlandeze, Moresneti Neutral , Qyteti i Lirë i Danzigut, Trieste, Zona Ndërkombëtare Tangier, dhe Manchukuo.

Në kategorinë e të paqartëve janë njohjet për pavarësinë e Kosovës nga “Republika e Kinës” ose Tajvani dhe dy shtete të lidhura të Zelandës së Re, Ishujt Cook dhe Niue. Kosova nuk e ktheu njohjen e Tajvanit sepse dëshiron të njihet përfundimisht nga Kina. Niue dhe Ishujt Cook me sa duket nuk e kuptonin se e kishin njohur Kosovën, pasi njoftimi erdhi vetëm nga autoritetet e Prishtinës.

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, Turqia po punon për të zgjeruar njohjet e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur.

Beteja diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës vazhdon të zhvillohet në mbarë botën. Në maj të vitit 2018, Kosova u alarmua nga një deklaratë në Beograd nga kryetari i parlamentit të Ganës, Aaron Mike Oquaye, se ai do t’i rekomandojë presidentit të Ganës dhe ministrit të jashtëm që të tërhiqet njohja e Kosovës. Oquaye foli me dashuri për lidhjet historike midis Ganës dhe ish-Jugosllavisë të nxitur nga bashkëpunimi i ngushtë midis Presidentit Jugosllav Josip Tito dhe presidentit të parë të Ganës, Kwame Nkrumah.

Serbia pretendon se Kosova në mënyrë të rreme pretendon se më pak se një duzinë kombi e njohin Kosovën. Beogradi thotë se Kosova shpik vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet e tjera.

Mirë se vini në botën ku jo vetëm “lajmet e rreme”, por edhe “marrëdhëniet e rreme diplomatike” janë protokolli i ri.

Shkruan: Wayne Madsen / Strategic Culture Foundation

Përktheu: Koha.net