Arbëri

LDK-ja i cilëson të dëmshme përplasjet Thaçi-Haradinaj për territorin

Gjatë homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 74-të të tij, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se institucionet e vendit s’po e kryejnë detyrën për çka janë zgjedhur.

Duke folur për përplasjen e presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin Ramush Haradinaj për territorin e vendit, Veliu ka thënë se janë tejet të dëmshme për Kosovën.

“Janë jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën dhe për përpjekjet e popullit shqiptar që të integrohet ashtu sikurse i ka synimet dhe ashtu sikurse na ka trasuar rrugën presidenti Ibrahim Rugova, këto institucione e kanë humbur legjitimitetin për ta drejtuar vendin dhe sa më shpejt është ma mirë që Kosova të lirohet nga këto institucione”, ka thënë ai, raporton KTV.