Haradinaj pastron fshatin Dollc, thotë se duhen rritur masat për mjedis të pastër

Dorentina Thaqi 01 December 2018 19:28

Ajrin më të ndotur në Evropë e ka pasur të premten mbrëma Prishtina.

Edhe të shtunën është raportuar se cilësia e ajrit ka qenë në shkallën 259, e cila konsiderohet e pashëndetshme, raporton KTV.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë marrë disa vendime për përmirësim të cilësisë së ajrit, por që kjo është punë që nuk përfundon për një ditë.

Këto deklarata ai i ka bërë derisa ka marrë pjesë në pastrimin e një deponie ilegale, në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Dollc.

Haradinaj tha se ndotja e mjedisit duhet t’i përkasë të kaluarës, teksa ka shtuar se është momenti i fundit i ndërgjegjësimit që të mos dëmtohet mjedisi.

Ndërkaq, Luan Hasanaj nga Let’s do it Kosova, thotë se, edhe pse janë në përfundim të kësaj fushate, ende nuk është arritur efekti i duhur.

Aksioni për pastrimin e Kosovës ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë me 15 dhjetor të vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme