Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett mbërrin në Kosovë

Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett mbërrin në Kosovë

01 December 2018 10:03

Philip S.Kosnett, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka ardhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Collen Hyland, zëvendës-shefja e Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, përmes një postimi në Twitter.

Pak ditë më parë, Kosnetti bëri edhe betimin si ambasador i ri në Kosovë, transmeton Koha.net.

Kosnetti në rolin e ambasadorit do të jetë pasardhës i Greg Delawie që sivjet i skadoi mandati.

Në një video të Ambasadës amerikane në Kosovë, Kosnett tregon se 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik të Amerikës.

“Tani jam krenar që po rikthehem si ambasador për të ndihmuar që të fuqizojë miqësinë e afërt mes dy shteteve tona”, ka thënë Kosnett.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme