Haradinaj te varri i ish-Presidentit Rugova për nder të ditëlindjes së tij

Haradinaj te varri i ish-Presidentit Rugova për nder të ditëlindjes së tij

30 nëntor 2018 16:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të ditëlindjes së 74-të, të ish-Presidentit Ibrahim Rugova bëri homazhe te varri i tij.

Haradinaj para mediave tha se ‘ka ardhur për të nderuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në vigjilje të ditëlindjes së tij’.

“Kemi ardhur për ta nderuar me një simbolikë dhe në kujtim të angazhimit të madh të presidentit Rugova, për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, por edhe për Kosovën e pavarur, që e gëzojmë sot”, tha Haradinaj.

“Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së presidentit historik”, tha ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme