Arbëri

Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor

Descriptive Text

Në Gjykatën Themelore të Pejës të premten ka përfunduar shqyrtimi gjyqësore në rastin e padisë së ngritur në dhjetor të vitit 2015 nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për “shpifje dhe të pavërteta”, raporton Koha Ditore .

Haradinaj e kishte paditur Muhaxherin për kompensim dëmi prej 250 mijë euro, pas disa deklaratave të Muhaxherit, që pretendohet se ai ia ka dhënë në nëntor të vitit 2015 gazetës austriake “Der Standard”, në të cilën ai kishte akuzuar Haradinajn se ende po bënë para nga kontrollimi i biznesit të naftës dhe lojërave të fatit.

Në përfundim të seancës, pasi përfaqësuesi ligjor i Haradinajt dhe ai i Muhaxherit dhanë fjalën e tyre përfundimtare, gjyqtarja e lëndës, Ganimete Puka, tha se aktvendimin do ta shpallë me 5 dhjetor.