Arbëri

Mujka: Presim mbështetje për bashkimin e Mitrovicës, të kemi vetëm një kryetar

Mujka: Presim mbështetje për bashkimin e Mitrovicës, të kemi vetëm një kryetar
 

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, foli për kërkesën që e ka parashtruar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna dhe ribashkimin e qytetit, pas vendimit të pjesës veriore që të ndërpresë komunikimin me Republikën e Kosovës.