Arbëri

UNMIK-u i “shqetësuar” me situatën në veri të Kosovës

Descriptive Text

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka shprehur shqetësimin lidhur me dorëheqjet e shpallura nga kryetarët e katër komunave veriore.

Sa iu përket tarifave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, Tanin ritheksoi se “veprimet e tilla paraqesin shkelje të qartë të marrëveshjes CEFTA dhe duhet të tërhiqen”, thuhet në një njoftim të UNMIK-ut.

Ai u bën thirrje udhëheqësve nga të gjitha palët të demonstrojnë përmbajtje më të madhe dhe t’i shmangen çfarëdo provokimi tjetër që rrezikon normalizimin e raporteve dhe rritjen e tensioneve.