Arbëri

Apeli kthen në rivendosje rastin e Lekajt për keqpërdorim të pozitës

Foto: Koha

Gjykata e Apelit të Kosovës ka hedhur poshtë aktakuzën për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës në rastin e ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj, dhe gjashtë zyrtarëve tjerë të akuzuar.

Sipas një njoftimi nga Apeli, në rastin ndaj Pal Lekajt dhe zyrtarëve I.I., P.S., B.S., T.M. dhe D.Th, pjesa me anë të së cilës është hedhur aktakuza e Prokurorisë Speciale dhe është pushuar procedura penale, është vërtetuar, raporton KP.

Apeli, në anën tjetër, për pjesën me anë të së cilës është vërtetuar aktakuza e prokurorisë për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” për personat e lartcekur dhe “mashtrim me subvencione” e shmangie nga tatimi për të akuzuarin V.H., ka marrë vendim për anulim dhe kthim në rivendosje.