Arbëri

Në dhjetor votohet për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Foto: Koha

Projektligjet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, pritet të procedohen për dëgjim të dytë në Kuvend, gjatë muajit të ardhshëm.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në muajin dhjetor, pritet që këto projektligje të votohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë